Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTNdryshon përkufizimi i “muzeut”

Ndryshon përkufizimi i “muzeut”

Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve (ICOM), gjatë konferencës së tij në Pragë, vendosi një përkufizim të ri për muzetë. “Një muze është një institucion i përhershëm, jofitimprurës, në shërbim të shoqërisë, i cili hulumton, mbledh, konservon, interpreton dhe ekspozon trashëgiminë materiale dhe atë jomateriale.

Të hapur për publikun, të aksesueshëm dhe gjithëpërfshirës, ​​muzetë nxisin diversitetin dhe qëndrueshmërinë. Ata funksionojnë dhe komunikojnë në mënyrë etike, profesionale dhe me pjesëmarrjen e komuniteteve, duke ofruar përvoja të ndryshme për edukim, kënaqësi, reflektim dhe shkëmbim njohurish”, u theksua gjatë konferencës. Gjatë punimeve të konferencës u zgjodh presidentja e ICOM, Emma Nardi, e cila do të qëndrojë në këtë post deri në 2025-ën. Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve, është një organizatë ndërkombëtare e muzeologëve për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.https://ata.gov.al/2022/08/30/ndryshon-perkufizimi-i-muzeut/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments