Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTDardanet grumbullohen për dy kualifikueset e fundit të Botërorit

Dardanet grumbullohen për dy kualifikueset e fundit të Botërorit

Përzgjedhësja e Kombëtares së Kosovës në konkurrencën e femrave, Karin Anneli Andersen e ka bërë publike listën e futbollisteve që i ka grumbulluar për dy ndeshjet e fillimshtatorit. Dardanet do t’i luajnë ndeshjet e fundit në Grupin F të kualifikimeve për Botërorin 2023, kundër Armenisë, më 1 shtator, në orën 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe kundër Polonisë, si mysafire më 6 shtator, në orën 18:30. Kosova pas tetë ndeshjeve ndodhet në pozitën e parafundit me 4 pikë. Dardanet janë grumbulluar sot, teksa të martën do ta mbajnë stërvitjen e parë në Kampin Nacional në Hajvali.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=615443

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments