Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTPogba i kërcënuar !!!

Pogba i kërcënuar !!!

Në Francë nuk ndalen zbulimet për çështjen Pogba, i cili denoncoi rrëmbimin në marsin e kaluar nga një grup personash, mes të cilëve edhe vëllai i tij Mathias, i cili pretendonte 13 milionë euro sepse do t’i kishin garantuar “mbrojtje” lojtarit të Juventusit. RMC Sport, duke cituar hetuesit e përfshirë në hetimet pas ankesës së Pogba (të datës 3 gusht), zbulon se si mesfushori – gjatë marrjes në pyetje në polici – dyshohet se ka pranuar se ka paguar 100,000 euro për zhvatësit e tij. Gjashtë muaj më parë, Pogba, në Francë për angazhimet me kombëtaren, thuhet se u dërgua në një apartament në Paris, pasi u afrua nga ish-të njohur në lagjen Roissy-en-Brie, ku ai u rrit si fëmijë. Dy persona me kapuç dhe të armatosur do ta ndalonin më vonë kundër dëshirës së tij nën kërcënimin e një M16. Lojtari i Juventusit ka refuzuar të paguante 13 milionët e kërkuara dhe që nga ajo ditë do t’i duhej të kalonte kohën nën shoqërinë e një njeriu të quajtur Babacar. Nën presionin e kriminelëve, ai më pas u përpoq ta mbyllte çështjen duke paguar 100 mijë euro tek zhvatësit, të cilët, megjithatë, Pogba u tha hetuesve se nuk kënaqeshin. Në atë moment ka ardhur dhe denoncimi në polici.ttps://sport.rtsh.al/artikull/pogba-i-kercenuar-100-mije-euro-dhe-denoncim

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments