Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMI“Shell”: Kriza energjetike në Europë do zgjasë më shumë se një dimër

“Shell”: Kriza energjetike në Europë do zgjasë më shumë se një dimër

Drejtori ekzekutiv i kompanisë “Shell”, Ben van Beurden, ka paralajmëruar se Europa mund të ketë nevojë të kufizojë nevojat energjetike për disa vite, pasi kriza parashikohet se do të zgjasë me shumë sesa një dimër, raporton “Financial Times”. Ky parashikim nga kreu i kompanisë më të madhe të naftës dhe gazit në Europë, vjen pas reduktimit të ndjeshëm të furnizimeve të gazit rus, çka solli një rritje rekord të çmimit të gazit në vendet europiane, duke kërcënuar të zhysë ekonominë e kontinentit në një recesion të thellë. Kjo krizë do të testonte “solidaritetin” midis vendeve anëtare të BE-së, pasi qeveritë u detyruan të vendosnin se si të mbanin industritë kryesore në këmbë, tha Van Beurden të hënën, ndërsa rajoni përgatitet për një të ardhme pa gazin rus. “Mund të kemi një sërë dimrash ku do na duhet të gjejmë zgjidhje përmes kursimeve efikase dhe gjetjes shumë të shpejtë të alternativave,” tha ai. “Mendimet se kjo do të jetë disi e lehtë, ose do të përfundojë, janë një fantazi që duhet ta lëmë mënjanë.” Çmimi standard i gazit në Europë u rrit me pothuajse një të tretën javën e kaluar, duke shënuar më shumë se 343 euro për megavat orë të premten. Ky është një çmim tridhjetë herë më i lartë se dy vite më parë dhe dhjetë herë më shumë se ai aktual në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Paralajmërimi i Ben van Beurden, u mbështet edhe nga drejtori ekzekutiv i “TotalEnergies” Patrick Pouyanne. “Këshilla ime për qeveritë dhe politikanët europianë është që ju duhet të mendoni pa gazin rus dhe nëse mendoni pa të, ne do t’ia dalim,” tha ai.https://ata.gov.al/2022/08/30/kreu-ekzekutiv-i-shell-kriza-energjetike-ne-europe-do-zgjase-me-shume-se-nje-dimer/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments