Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIPanairi i verës në Beograd

Panairi i verës në Beograd

Prodhuesit e verës shqiptare do të marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Verës “Wine Vision by Open Balkan”, që do të mbahet në Beograd në datat 01-04 shtator. Panairi mbledh më të mirët në prodhimin e verërave më të mira, vreshtarëve, mjeshtrave të qilarëve, enologëve, somelierëve dhe tregtarëve të verërave, si dhe ekspozues të verës nga disa prej kantinave më të famshme në botë dhe synon të promovojë Ballkanin si destinacion turistik. Në këtë panair pritet të marrin pjesë mbi 330 ekspozues nga 22 vende. Nga Shqipëria pritet të marrin pjesë 26 prodhuesit më të mirë të verës shqiptare. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca si dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilluan një takim me prodhuesit e verës shqiptare. Krifca e cilësoi pjesëmarrjen në këtë panair si një mundësi të artë për të ndarë eksperiencën e tyre dhe për të zhvilluar bashkëpunimet me kompani nga e gjithë bota. “Duhet të jetë një ballafaqim me prodhuesit më të mirë të verës në Europë, ku ju do të keni mundësinë të vendosni kontakte që mund të gjenerojnë biznese të reja për ju”, tha Krifca. Ndërkohë, ministrja Kumbaro theksoi në fjalën e saj se kjo formë promovimi i kulinarisë dhe verës shqiptare do të ndikojë pozitivisht në turizëm. “Një ndër arsyet kryesore për të cilën turistët vizitojnë Shqipërinë është kulinaria. Kulinaria po bëhet një treg më vete që vjen falë jush dhe bashkëpunimit tuaj me sektorin e bujqësisë“, u shpreh ajo. Përveç verës dhe kulinarisë, në panairin e Beogradit, Shqipëria do të ketë edhe një stendë për të promovuar trashëgiminë kulturore dhe historinë, përmes kostumeve popullore dhe punimeve artizanale.https://ata.gov.al/2022/08/30/panairi-i-veres-ne-beograd-mundesi-per-tregje-te-reja-per-prodhuesit-shqiptare/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments