Vijon të jetë i papërmbajtshëm sulmuesi i Kombëtares kuqezi të futbollit, Myrto Uzuni, i cili të hënën ka qenë një protagonist i padiskutueshëm për skuadrën e tij, Granadën, në nivelin e dytë të kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga 2, ku arriti të gjente plot 3 herë rrugën e rrjetës. Kësaj radhe, 27-vjeçari i shënoi skuadrës së së dytë të Vijarealit, dhe madje që në minutën e parë, duke ndezur festën e tifozëve në shkallët e stadiumit. Pas një topi të shërbyer nga ana e Jorente, Uzuni i vetëm me portierin, nuk e kishte të vështirë për të shënuar dhe për të kaluar Granadën në epërsi pas vetëm 30 sekondash lojë. Në minutën e 11-të, Uzuni mori një tjetër top të bukur në zonë dhe veproi zgjuarsisht, duke bëri që portieri të shkaktonte një ndërhyrje të gabuar e duke fituar një 11-metërsh. Do të jetë vetë sulmuesi kuqezi që do të shkojë tek pika e bardhë dhe do ta shndërrojë vetë në gol një minutë më pas, duke dyfishuar epërsinë e vendasve. Me këtë epërsi të dyfishtë do të mbyllen 45 minutat e para, ndërsa 8 minuta para fundit të kohës së rregullt, Uzuni do të shndërrojë në gol një tjetër goditje nga pika e bardhë dhe do të plotësojë 3-golëshin e tij të parë këtë sezon, duke siguruar edhe fitoren e 3 në po aq javë të Granadës, që mban kreun e renditjes. Duhet theksuar se 4 nga https://sport.rtsh.al/artikull/uzuni-i-papermbajtshem-tregolesh-ne-fitore7 golat e shënuar nga Granada këto 3 javë mbajnë nënshkrimin e Uzunit.
Uzuni i papërmbajtshëm !!
RELATED ARTICLES