Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTPartizani mund Laçin

Partizani mund Laçin

Java e dytë e Abissnet Superiore është mbyllur të hënën në mbrëmje me sfidën mes Partizanit dhe Laçit të zhvilluar në “Elbasan Arena”. Një ndeshje që është mbyllur me fitoren minimale 1-0 të të kuqve. Takim mes dy skuadrave me pretendime maksimale në këtë edicion, që është vendosur në fundin e pjesës së parë nga një penallti e goditur saktësisht nga Skuka, që i mban kryeqytetasit në kuotë të plotë pikësh. Minutat e para janë për Partizanin që hedh vështrimin në drejtim të portës së kurbinasve, ndërkohë që këta të fundit arrijnë të reagojnë me Mazrekajn, i cili vë në provë portierin Rexhepi, që grushton me vështirësi. Fundi i pjesës së parë sjell dhe momentin më të rëndësishëm: Skuka pengohet në zonë, por gjyqtari i sfidës, Shahini bën shenjë që loja të vazhdojë. Më pas është VAR që ndërhyn duke i dhënë mundësinë gjyqtarit që të shikojë edhe njëherë pamjet, duke akorduar penallti. Skuka merr përsipër ekzekutimin nga pika e bardhë dhe nuk gabon, 1-0 për të kuqtë që është dhe rezultati i pjesës së parë. E njëjta histori dhe në pjesën e dytë, me Partizanin më kërkues, që i afrohet menjëherë golit të dytë. Por dhe Laçi ka momentet e tij, Mazrekaj është gjithmonë i pranishëm në ndërtimin e aksioneve. I pafat Hoti kur loja po i drejtohet çerekorëshit të fundit, shtylla u vjen në ndihmë kurbinasve. Adeleke kishte mundësinë për të barazuar rezultatin pesë minuta para fundit pas një topi të dhënë nga Mazrekaj, por nuk arrin të devijojë. Ndërkohë, portieri i kurbinasve, Dajsinani ka punë me Carën në fundin e sfidës, duke e ndalur në dy raste. Rezultati 1-0 mbetet në fuqi deri në fund, Partizani rrëmben tri pikët e radhës dhe komandon në renditje.https://sport.rtsh.al/artikull/partizani-mund-lacin-vendos-skuka

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments