Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema është përgjigjur në pyetjen për gjasat për ta fituar Topin e Artë. “Të shohim se çfarë do të ndodhë. Duhet të presim votimin. Topi i Artë ka qenë ëndrra ime që nga fëmijëria. Tani nuk jam edhe aq larg realizimit të tij. Do ta shohim”, theksoi Benzema. Më herët, Benzema u shpall lojtari më i mirë i sezonit sipas UEFA-s. Sulmuesi 34-vjeçar sezonin e kaluar shënoi 44 gola dhe 15 asiste në 46 ndeshje për Real Madridin në të gjitha garat. Ai fitoi Ligën e Kampionëve dhe kampionatin spanjoll. Ceremonia e ndarjes së Topit të Artë do të mbahet më 17 tetor në Paris.https://ata.gov.al/2022/08/29/benzema-topi-i-arte-ka-qene-endrra-ime-qysh-ne-femijeri/
Benzema: Topi i Artë
RELATED ARTICLES