Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALEEKONOMITë ardhurat nga primet e sigurimit 11.8 miliardë lekë

Të ardhurat nga primet e sigurimit 11.8 miliardë lekë

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-korrik 2022 kapën vlerën 11.8 miliardë lekë, ose 8.51% më shumë se në janar-korrik 2021. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare publikoi sot raportin për shtatëmujorin, sipas të cilit, gjatë periudhës janar-korrik 2022, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 705 545, me një rritje prej 17.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Referuar të dhënave, tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e jo-jetës, të cilat sollën 91.54% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e jetës kanë 8.36%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 41.12% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 58.88% të totalit të tregut. Gjatë periudhës janar-korrik 2022, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 3.7 miliardë lekë, ose 12.77% më pak se në periudhën janar-korrik 2021. Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për periudhën janar-korrik 2022 kapën vlerën 2.5 miliardë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 5.61% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.https://ata.gov.al/2022/08/29/amf-te-ardhurat-nga-primet-e-sigurimit-11-8-miliarde-leke/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments