Fotoja e një gruaje me shpinën të zbuluar, realizuar në vitin 1927, nga artisti i fotografisë, Kel Marubi, është fotoja e ditës, përzgjedhur sot nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, në kuadër të “Muajit të fotografisë”. “Kel Marubi mbajti gjallë dinastinë Marubi”, shkruan ministrja Margariti në postimin e saj, në rrjetet sociale. Mikel Kodheli, me emrin e artit Kel Marubi, filloi të punonte që fëmijë si ndihmës në studion e Pietro Marubit bashkë me vëllanë e madh Matinë. Rreth vitit 1885 ky dërgohet nga mjeshtri për rreth dy vjet të mësojë mbi fotografinë e proçeset e saj në Trieste tek studioja e Guglielmo Sebastianutti-t. Pas vdekjes së mjeshtrit (1903), ai trashëgon studion dhe mjeshtërinë e fotografisë, e për nder të mjeshtrit mban edhe mbiemrin e tij. Përfshihet që herët në lëvizjet për pavarësinë e vendit, gjë që shkaktoi burgosjen e tij disa herë nga autoritetet turke.https://ata.gov.al/2022/08/29/margariti-kel-marubi-mbajti-gjalle-dinastine-marubi/
Kel Marubi mbajti gjallë dinastinë Marubi
RELATED ARTICLES