Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ka nisur punën për emërtimin e të gjithë banesave me status monument kulture. Punimi artizanal dhe unifikimi i sinjalistikës për banesat pasuri kulturore në qytetin e Shkodrës, do të bëjë të mundur evidentimin e vlerave dhe rëndësisë që kanë këto ansamble arkitektonike në aspektin e trashëgimisë. Petrit Bilali, skulptor pranë DRTK Shkodër, ka realizuar mjeshtërisht prerjen, gdhendjen, skalitjen dhe së bashku me ekipin e DRTK po vendosin pllakat shënjuese. Nëpërmjet aplikimit të punimit artizanal të pllakatave të mermerit, do mundësohet evidentimi i këtyre monumenteve të kulturës dhe trashëgimisë. Kjo punë do të sjellë lehtësi si për vendasit, ashtu dhe për turistët në orientimin e tyre në qytet, si dhe për identifikimin e objekteve që përbëjnë interes për ta. Vendosja e pllakave bëhet në kuadër të hartëzimit të të gjithë banesave me status “Monument Kulture”.https://ata.gov.al/2022/08/29/pllaka-shenjuese-ne-monumentet-e-kultures-ne-shkoder/
Pllaka shënjuese në monumentet e kulturës në Shkodër
RELATED ARTICLES