Friday, November 22, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTFormula 1, Çmimi i Madh i Belgjikës për Verstappen

Formula 1, Çmimi i Madh i Belgjikës për Verstappen

Maks Verstapen, piloti i Red Bull dhe kryesuesi aktual i Formula 1, është fituesi i Çmimit të Madh të Belgjikës, që është gara e katërmbëdhjetë sezonale e këtij kampionati. Edhe këtë herë, ashtu si dhe në garat e tjera, gjithçka ka ardhur drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Holandezi, që është nisur nga vendi i katërmbëdhjetë për shkak të penaliteteve që kishte marrë në ndryshimin e motorrit dhe modifikimeve që i kishte bërë makinës, rekuperon gjithçka shpejt dhe fiton pa asnjë vështirësi në cirkuitin e SPA. Pas tij një tjetër pilot i Red Bull, Serxhio Perez, ndërsa në shkallën më të ulët të podiumi ishte Karlos Sainz. Ferrari provon, por Red Bull është në një ditë të shkëlqyer. Kështu Sharls Lëklerk, që është ndalur një xhiro përpara përfundimit të garës, shkëlqen në xhiron e shpejtë, por përfundon i gjashti pas Fernando Alonso, kjo pas një penaliteti nga gjyqtaria që e zbret një pozicion më poshtë. Menjëherë pas startit të gjithë pilotët vrapojnë të rekuperojnë pozicionet e tyre, por pas dy xhirosh Sainz mban vendin e parë, Perez parakalohet nga Alonso, Hamilton dhe Rasëll. Por një duel thuajse “rrotë më rrotë” mes spanjollit e britanik nxjerr jashtë gare këtë të fundit, që detyrohet të tërhiqet për shkak të problemeve me makinën. Meksikani i Red Bull ngjitet i dyti në pozicion. Ndërkohë më pas Verstappen dhe Leclerc rimarrin pozicionet njëri pas tjetrit, por piloti i Ferrarit detyrohet të ndalojë gjatë flamurit të verdhë për shkak të tymit të lëshuar nga F1-75. Prandaj piloti nga Monako rikthehet në pozicionin e parafundit me një penalitet. Verstappen qëndron në listën e kryesuesve dhe, shumë shpejt, kap dy vendet e para. Holandezi shpejt kalon në epërsi, madje edhe pas një pushimi të shkurtër nuk u përpoq të rifitonte kryesuesin e garës, sepse e kishte tashmë atë pozicion. Nga ana tjetër, dy pilotët e Ferrarit kanë vështirësi dhe gomat nuk ndihmojnë. Në pjesën e dytë, gara praktikisht është ngrirë; dy makinat e Red Bull zënë pozicionet e para, Sainz mbrohet nga Rasëll, ndërsa Lëklerk ndalet përballë Alonsos. E pas penalitetit të marrë arrin të kalojë në vendin e gjashtë.https://sport.rtsh.al/artikull/formula-1-cmimi-i-madh-i-belgjikes-per-verstappen

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments