Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAPrishtina del si fitues nga Podujeva

Prishtina del si fitues nga Podujeva

Prishtina ka mposhtur Llapin, ndërsa Ferizaji, skuadër e posangjitur në elitë, ka ndalur në barazim Dritën. Kështu kanë përfunduar dy ndeshjet e para të ditës së sotme në Superligën e Kosovës, teksa Ballkani dhe Dukagjini zhvillohet me fillim nga ora 20:00. Prishtina ka fituar me rezultat 2-1. Kreshnik Uka dhe Endrit Krasniqi kanë realizuar për kryeqytetasit, derisa golin e vetëm për llapjanët e ka shënuar Trimror Selimi.Ndërsa në Ferizaj Drita nuk ia ka dalë të marrë më shumë se sa një pikë. Ndeshja ka përfunduar me rezultat 1-1. Besnik Krasniqi ka shënuar për Dritën, ndërkaq për Ferizajin ka realizuar Shabani. Gjatë ditës së djeshme Gjilani fitoi nga Trepça’89 dhe Drenica nga Malisheva. Në krye të tabelës aktualisht gjendet skuadra e Gjilanit.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=615387

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments