Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTAlbanologu Gustav Meyer, provoi se shqipja i përket familjes indoevropiane

Albanologu Gustav Meyer, provoi se shqipja i përket familjes indoevropiane

Muzeu Historik Kombëtar përkujtoi sot gjuhëtarin gjerman, studiuesin e gjuhëve indoevropiane Gustav Meyer, në 122 vjetorin e vdekjes. Meyer, një nga albanologët më të rëndësishëm të kohës së tij, provoi se gjuha shqipe i përket familjes indoevropiane. Në nder të kontributit të tij për albanologjinë, një shkollë në Tiranë mban emrin e tij. Meyer lindi në Groß Strehlitz në provincën prusiane të Silezisë (sot Strzelce Opolskie në Poloni). Më 1867 u regjistrua në Universitetin e Breslau (sot Universiteti i Ërocłaë) për të studiuar filologji klasike, gjuhët indoevropiane, greqishten moderne dhe sanskritishten. Aty u ndikua nga filologët Martin Hertz dhe Adolf Friedrich Stenzler. Më 1871 u emërua ndihmësprofesor në Universitetin e Göttingen, dhe një vit më vonë profesor i gjuhëve të lashta po aty. Më 1877 u emërua profesor i sanskritishtes dhe gjuhësisë së krahasuar tek Universiteti i Gracit, ku vijoi studimet në greqishten e lashtë, turqishten dhe shqipen dhe botoi studimin e tij “Kontribute mbi teorinë e fjalëformimit në greqisht dhe latinisht” (1872). Atje u përqendrua rreth albanologjisë dhe botoi një sërë veprash, si: “Albanesische Studien, I” (1882); “Etymologisches Ëörterbuch der albanesischen Sprache”, (1891); “Kurzgefasste albanesische Grammatik”, (1888) etj. Meyer çmohet si gjuhëtari që provoi se gjuha shqipe i përket familjes indoevropiane dhe njihet për korrespondencën e gjatë me Jeronim de Radën.https://ata.gov.al/2022/08/28/perkujtohet-albanologu-gustav-meyer-provoi-se-shqipja-i-perket-familjes-indoevropiane/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments