Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTNë Kupën e Botës në Katar

Në Kupën e Botës në Katar

Kupa e Botës në futboll do të mbahet nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor të vitit 2022 në Katar. Tani punët përgatitore në Katar po hyjnë në fazën përfundimtare. Shumë kompani kineze dhe produkte kineze po ofrojnë garanci dhe shërbime për këtë Kupë Bote. Nga ndërtimi i stadiumeve e transporti publik deri te pajisjet e komunikimit në rrjet dhe produktet e përdorimit të përditshëm, janë siguruar nga kompani kineze. Mund të thuhet që “Prodhuar në Kinë” po shkëlqen në Kupën e Botës. “Lusail” është stadiumi kryesor për Kupën e Botës të Katarit. Në të do të zhvillohen dhjetë ndeshje, duke përfshirë edhe finalen. Ai mund të mbajë 80 mijë spektatorë dhe është stadiumi më i madh aktualisht në Katar. Ky stadium është ndërtuar nga Korporata e Ndërtimit të Hekurudhave e Kinës dhe është projekti i parë i një stadiumi të Kupës së Botës i ndërmarrë nga një sipërmarrje kineze si kontraktore e përgjithshme për projektimin dhe ndërtimin, duke thyer situatën e monopolit të vendeve europiane dhe ShBA-së në këtë sektor.Korporata e Ndërtimit të Hekurudhave e Kinëska krijuar një sërë rekordesh sektoriale gjatë ndërtimit të stadiumit ‘’Lussel”,i cili është ndërtesa më e madhe menjë çati me rrjet kabllor me dy shtresa në botë dhe i ndërtuar me aplikimin e parë të thelluar në botë tëteknologjisë sëModelimit të Informacionit të Ndërtesave ( BIM) gjatë gjithë ciklit. Ai është stadiumi më i madh dhe më i avancuar teknologjik i futbollit profesionist i ndërmarrë nga një kompani kineze jashtë vendit. Zv.menaxheri i përgjithshëm i Korporatës së Ndërtimit të Hekurudhave të Kinës Li Chongyang u shpreh: “‘Lusail’ është aktualisht stadiumi më i avancuar, më i madh dhe më kompleks i futbollit në botë, që është ndërtuar me standardet e FIFA-s. Gjatë ndërtimit të stadiumit, për shkak të pjesëmarrjes së ndërmarrjeve tona kineze, përdorimi i kësaj platforme integron teknologjinë kineze, produktet kineze dhe prodhimin kinez në procesin e ndërtimit të këtij projekti. Përfundimi i projektit demonstron plotësisht teknologjinë, pajisjet dhe aftësitë e ndërmarrjeve kineze dhe të ndërtimit kinez.” Pala e Katarit ka vlerësuar lart kompanitë kineze për përfundimin e ndërtimit të stadiumit ‘’Lusail‘’ me cilësi të lartë dhe brenda afatit. Në dizajnin e kartëmonedhës me prerje 10 rial të emetuar nga Banka Qendrore e Katarit në vitin 2020, është përfshirë edhe stadiumi ‘Lusail’. Kjo është hera e parë që “Prodhuar në Kinë” shfaqet në monedhën e Katarit. Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Organizativ të Kupës së Botës të Katarit Hassan Al Thawadi tha: “Në stadiumin ‘Lusail’ do të organizohet finalja e Kupës së Botës, dhe ai është stadiumi ynë më i madh i Kupës së Botës, me një kapacitet prej 80 mijë spektatorësh. Ai ka strukturë me fasada dhe çati më të komplikuar. Ndërtimi i këtij stadiumi dëshmon aftësinë e ndërmarrjeve kineze. Të gjithë ata që do të shijojnë ndeshjet në stadiumin ‘Lusail’, veçanërisht tifozët kinezë të futbollit, duhet të falënderojnë inxhinierët dhe ndërtuesit kinezë.” Jo vetëm “Lusail”, por ndërmarrje kineze kanë marrë pjesë edhe në ndërtimin e disa stadiumeve të tjera të Kupës së Botës në Katar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments