Sunday, October 27, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTLiga e Europës hedh shortin e grupeve

Liga e Europës hedh shortin e grupeve

Pas Ligës së Kampioneve të enjten në mbrëmje, të premten në mesditë është hedhur edhe shorti i fazës së grupeve të veprimtarisë së dytë të klubeve të kontinentit në futboll, Ligës së Europës. Dhe, ashtu sikundër Liga e Kampioneve, edhe Liga e Evropës do të zhvillohet me një format prej 32 skuadrash të ndara në 8 grupe me nga 4 ekipe secila. Dhe goglat kanë dhuruar përgjithësisht grupe të baraspeshuara dhe, duke nisur nga grupi A, Arsenali sfidohet nga PSV-ja e Eind’hovenit, Bodø/Glimt dhe Zyrihu, kurse në grupin B, ukrainasit e Dinamos së Kievit përballen me francezët e Renës, turqit Fenerbahçes dhe qipriotët e AEK-ut të Larnakës. Fituesja e Ligës së Konferencës sezonin e shkuar, ka një sfidë të shtrirë gjeografikisht, në trajtën e Ludogoretsit të Razgradit, Real Betisit dhe HJK Helsinkit, ndërsa është një katërshe evropianoperëndimore ajo e grupit D, ku ndodhet portugezët e Bragës, suedezët e Malmoes, gjermanët e Unionit të Berlinit dhe belgët e Sont Zhiluasë. Mançester Junajted është favorite në grupin E, së bashku me Real Sociedadin, ndërsa ato sfidohen nga Sherifi i Tiraspolit dhe Omonia e Nikozisë, ndërsa në grupin F ndeshen Lacio, Fejënordi, Midtjylandi dhe Shturmi i Gracit. Dhe, së fundi, në grupin G, Olimpiakosi përballet me Karabağun, Frajburgun dhe Nantën, kurse në grupin H, Crvena Zvezda ndeshet me Monakon, Ferencvároshin dhe Trabzonsporin. Faza e grupeve të Ligës së Evropës nis më 8 shtator dhe mbyllet më 3 nëntor 2022. SHORTI I GRUPEVE TË LIGËS SË EUROPËS Grupi A Arsenal PSV Eindhoven Bodo Glimt FC Zurich Grupi B Dinamo Kiev Rennes Fenerbahce AEK Larnaca Grupi C Roma Ludogorets Betis Sevilla HJK Helsinki Grupi D Braga Malmoe Union Berlin Union Saint-Gilloise Grupi E Manchester United Real Sociedad Sherrif Tiraspol Omonia Nicosia Grupi F Lazio Feyenoord Midtjylland Sturm Graz Grupi G Olympiacos Qarabag Freiburg Nantes Grupi H Crvena Zvezda Monaco Ferencvaros Trabzonspor. https://sport.rtsh.al/artikull/liga-e-europes-hedh-shortin-e-grupeve

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments