Wednesday, November 27, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ART23 tetor “Maratona e Tiranës 2022”

23 tetor “Maratona e Tiranës 2022”

“Maratona e Tiranës 2022” vjen këtë vit me edicionin e saj të 6-të në 23 tetor. Duke e cilësuar si ngjarjen më të madhe sportive në kryeqytet, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj fton të gjithë të apasionuarit pas atletikës të bëhen pjesë. “Erdhi koha të nisësh stërvitjen!Maratona e Tiranës 2022. Vrapojmë për paqe! Edicioni i 6-të i ngjarjes më të madhe sportive në kryeqytet vjen më 23 tetor! Regjistrohu, përgatitu, fito”, u shpreh Veliaj. Si çdo vit garuesit do të përshkruajnë pikat më atraktive të qytetit duke e kthyer këtë garë jo vetëm në sfidë por edhe në argëtim. Përveç se një ngjarje sportive për garuesit, do të mund të konsiderohet edhe një ditë festive për qytetin, në të cilin do të organizohen shumë aktivitete artistiko-kulturore në kuadër të kësaj ngjarje. Çmimet për fituesit do të jenë të shumta, duke e kthyer garën në një sfidë.https://ata.gov.al/2022/08/25/rikthehet-me-23-tetor-maratona-e-tiranes-2022/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments