Tuesday, November 26, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTChampions League, një autogol eleminon Crvena Zvezdën

Champions League, një autogol eleminon Crvena Zvezdën

Përplasjet e para të kthimit për Play-off të Champions League kanë dhuruar edhe një herë një përzierje kualifikuesesh mjaft të sigurta dhe arritjeve historike. Benfica, Plzen dhe Maccabi Haifa janë tre skuadrat e para që shkojnë në grupet e Championsit. Ndeshje spektakolare mes Crvenza Zvezdas dhe Maccabi Haifa-s, që përfundoi me një barazim, i cili favorizoi izraelitët. I mjaftonte pak miqve për të përsëritur kualifikimin, por skuadra e ish-mesfushorit të Inter, Dejan Stankoviç, u përpoq deri në fund. Pas 27 minutash serbët kaluan në avantazh me Pesiç dhe në të 40′ dyfishuan me Ivaniç, përpara se Sundrgen të shkurtonte diferencën në të 47’. Zvezda shkoi në pushim në avantazh, por pas kthimit në fushë u shuan ëndrrat dhe në fund Maccabi Haifa gjeti golin e barazimit me autogolin e Pavkov, duke siguruar edhe kalimin e turit me rezultatin e përgjithshëm 4-5. Në fund të ndeshjes trajneri i Crvena Zvezdës, Dejan Stankoviç do të shprehej: “Do të doja të përgëzoj Maccabin për kualifikimin dhe t’ju uroj fat në Champions League. Një ekip fizikisht mjaft i fortë, ishin mirë në mbrojtje dhe në sulm. Jemi të zhgënjyer sepse pritshmëritë ishin të mëdha. Kjo është e dhimbshme, sidomos për mua. Nuk di të gjej fjalë. Kështu është jeta. Ky është futbolli, le të vazhdojmë”. Crvena Zvezda nuk arrin për herë të tretë radhazi kualifikimin për në grupet e Champions League. Një dështim që Stankoviç nuk mund t’i mbante dot lotët. “Nëse ky është një dështim, unë jam i gatshëm të pranoj çdo vendim të klubit dhe tifozëve nga thellësia e zemrës sime, kam dhënë gjithçka nga vetja ime, përfundon Stankoviç.https://sport.rtsh.al/artikull/champions-league-nje-autogol-eleminon-crvena-zvezden

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments