Tuesday, November 26, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTUkrainë, rinis kampionati

Ukrainë, rinis kampionati

Rreth 6 muaj nga ndërprerja për shkak të luftës ka nisur të martën zyrtarisht kampionati i futbollit në Ukrainë. Në stadiumin olimpik të Kievit kanë zbritur në fushë Shakhtar Donetsk e Metalist. Rezultati final i ndeshjes ka qenë 0-0, i vlefshëm për javën e parë të kampionatit 2022/23. Ndeshja është luajtur me dyer të mbyllura për tifozët për arsye sigurie. Përpara ndeshjes, futbollistët e të dyja skuadrave dhe gjyqtarët kanë zbritur në fushë me një flamur të Ukrainës e me një mesazh që dënonte luftën nga ana e Rusisë. Sipas shtypit lokal, fillimi i kampionatit ka nisur me dëshirën e presidentit Volodymyr Zelenskyj, i cili me këtë ka dashur të japë një sinjal shprese për popullin e tij, që ndodhet nën presionin e plumbave dhe predhave të lëshuara nga Rusia. Për çdo rast të ndonjë alarmi ajror, si pasojë e bombardimeve ruse, futbollistët, stafet drejtuese të skuadrave dhe gjyqtarët, do të largoheshin për në vendstrehimet e përgatitura, që ndodheshin vetëm 500 metra larg stadiumit. Futbollistët e skuadrës së Mariupolit, pavarësisht nga pushtimi rus, shpresojnë që ta bëjnë krenar qytetin e tyre të shkatërruar pas një arratisjeje draatike nga shtëpitë e tyre. FSC Mariupol do të luajë në kategorinë e dytë të Ukrainës dhe ndeshja e parë e sezonit do të jetë kundër klubit Lviv Karpaty në Ukrainën perëndimore. Klubi kryesor i qytetit, FC Mariupol, i cili është në Premier League, është lejuar të anashkalojë sezonin me të drejtën e rikthimit në sezonin e ardhshëm.https://sport.rtsh.al/artikull/ukraine-rinis-kampionati

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments