Në qytetin Eger, Hungari, do të vendoset së shpejti busti i Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. E ngarkuara me punë e ambasadës në Budapest, Gentiana Mburimi dhe Konsulli i Nderit të Shqipërisë në Pesc, Hungari, Avni Hafuzi vizituan sot sheshin në qytetin Eger, ku dhe u takuan me përfaqësues të institucioneve hungareze, Szanyi Pèter, skulptor arti, dr. Szepes Làszló Sándornè, historiane arti, Hidas Bence, asistent arti, Matiszlovics Tibor, drejtor. Busti, një financim i Konsullit të Nderit të Shqipërisë në Hungari Avni Hafuzi, do të jetë në të njëjtën përmasa si ai i vendosur në parkun e qytetit të Budapestit. Bustet e Skënderbeut po vendosen në Hungari në shenjë nderimi dhe kujtimi për miqësinë dhe bashkëpunimin që heroi ynë ka pasur me Huniadin, por edhe për miqësinë që vijon mes dy popujve.https://ata.gov.al/2022/08/24/busti-i-skenderbeut-se-shpejti-ne-sheshin-e-qytetit-eger-hungari/
Busti i Skënderbeut së shpejti në sheshin e qytetit Eger, Hungari
RELATED ARTICLES