Festivali ndërkombëtar i filmit “Dardan Fest” mban edicionin e dytë në Tiranë. Fokusi i “Dardan Fest” ngelet urbanizimi dhe civilizimi, dy elementë të rëndësishëm mbi të cilët zhvillohet sot bota. Festivali synon të drejtojë vëmendjen jo vetëm bota e kinematografisë, arkitekturës, por të jetë një dritare mundësish që angazhon të rinjtë në krijime që i shërbejnë qytetërimit, kulturës e historisë. Drejtori i festivalit, Agim Poçari shpjegon se edhe këtë vit, vihet re një tendencë e madhe filmash ku temat sociale, sidomos dhuna në familje, mbizotërojnë. Çmimi i dokumentarit më të mirë ju dha regjizori Ardit Sadiku me dokumentarin e tij “Freestyle to montenegro”. Ndërsa “best short” e merr filmi ANA. Çmimin “Dardan special world” e merr filmi me metrazh të shkurtër “Mbjellja e pemeve” me regji të Fabio Seferi. Themeluesit e kësaj nisme të re artistike, thonë që ky është vetëm hapi i parë në një periudhë të vështirë dhe se edicionet e tjera do të jenë më premtuese.https://lajme.rtsh.al/artikull/festivali-nderkombetar-i-filmit-dardan-fest-mban-edicionin-e-dyte
Festivali ndërkombëtar i filmit “Dardan Fest” mban edicionin e dytë
RELATED ARTICLES