-Në Bibliotekën Kombëtare u çel ekspozita “Libri ukrainas”, në të cilën janë përfshirë botime mbi historinë, kulturën, identitetin dhe letërsinë ukrainase, në gjuhën ukrainase dhe atë angleze. Librat e ekspozuar janë pjesë e “Këndit të Librit Ukrainas”, i cili u përurua pak ditë më parë në prani të Ambasadorit të Ukrainës në Tiranë, Shkëlqesisë së Tij, Volodymyr Shkurov, dhe drejtorit të Bibliotekës Kombëtare, Piro Misha. Ngritja e këtij këndi vjen si pjesë e projektit “Rafti i Librave Ukrainas” i iniciuar nga Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, me qëllim shkëmbimin kulturor mes vendeve. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun e gjerë deri më datë 2 shtator 2022.https://ata.gov.al/2022/08/23/celet-ekspozita-libri-ukrainas/
Ekspozita “Libri ukrainas”
RELATED ARTICLES