Dy futbollistët shqiptarë të Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi dhe Ezgjan Alioski kanë lënë gjurmë në kampionatin turk me golat e tyre. Alioski, të hënën, ka ndihmuar me gol Fernebahçen në fitoren kundër Adana Demirspor, me rezultat 4:2. Ai realizoi gol në minutën e 83-të, vetëm tre minuta pasi u inkuadrua në lojë. Pas ndeshjes ai u shpreh shumë i lumtur për golin, teksa tha se ndjenja e gëzimit nuk mund të përshkruhet. “Është hera ime e parë që luaj para tifozëve të Fenerbahçes dhe ata ishin të mrekullueshëm. Kjo është diçka që nuk mund të përshkruhet. Është e vështirë të thuash se si është të shënosh gol para tifozëve në ndeshjen tënde të parë, jam shumë i lumtur për këtë fitore, për faktin që festuam me tifozët. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Fenerbahçes. Unë duhej të vija këtu vitin e kaluar, por nuk ndodhi. Sidoqoftë, kur besoni se mund të ndodhë – do të ndodhë! Tani jam këtu në këtë sezon dhe jam i lumtur”, tha Alioski pas ndeshjes.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=615016
Alioski: Jam i lumtur që jam pjesë e Fenerbahçes
RELATED ARTICLES