Tuesday, November 26, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTTetova: Patëm mungesë përqendrimi

Tetova: Patëm mungesë përqendrimi

Edlir Tetova, trajneri i Egnatias, në mikrofonin e Radio Televizionit Shqiptar nuk është ndjerë i kënaqur me mënyrën se si ka ardhur humbja. Egnatia e tij dukej sikur po shkonte drejt një barazimi dhe një pike të artë, por që edhe ajo mund të konsiderohej humbje, ndërsa kryesonte që nga minuta e 32-të, 1-0. “Futbolli i ka këto. Por duhet të vazhdojmë. Futbolli kështu është si për ne dhe për ato. Më vjen keq për çunat. Mendoj se pjesën e parë e kemi dominuar ne. Skuadra ishte në ekuilibër, por duhet dhe fat”, tha fillimisht Tetova I pari i bankinës rrogozhinase është ndalur dhe tek penalltia për Partizanin. “Një veprim që ka nisur që më parë, sepse Xhekson ka vetëm dy javë që stërvitje. Duhet të ishim pak më të shpejtë. Kishim mundësinë për të kaluar 2-1, por u ndëshkua”. Mungesa e përqendrimit e bën trajnerin Tetova të mendojë për humbjen. “Shumica e njohin kampionatin shqiptar. Mendoj se ishte një mungesë e përqendrimit. Duhet kohë që lojtarët të njihen me njëri-tjetrin. Është ndeshja e parë, por presim që në ndeshjet në vazhdim të jemi më të përqendruar. Në pjesën e parë ishte një lojë drejt sulmit. Pjesa e dytë nuk shkoi siç duhet. Patëm momentet tona, por që do të përpiqemi për ndeshjet e tjera”, u shpreh Tetova.https://sport.rtsh.al/artikull/tetova-patem-mungese-perqendrimi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments