Për herë të parë pas 70 viteve, nga viti i ardhshëm Miss Universe ka vendosur të pranojë edhe për nënat dhe gratë e martuara, sipas medias amerikane. Deri sot, rregullat e konkursit të bukurisë parashikonin që fitueset duhet të ishin beqare dhe të mbeten të tilla për të gjithë kohëzgjatjen e titullit dhe të mos kenë fëmijë derisa të kenë vendosur mbi kokë kurorën e mbretëreshës. Një rregull që fituesja e edicionit të 2020-ës, meksikania Andrea Meza, kishte sulmuar si seksiste dhe të prapambetur. ”Ashtu si shoqëria po ndryshon dhe tani gratë zënë role që më parë ishin të rezervuara vetëm për burrat, ka ardhur koha që konkurset të hapen edhe për gratë me familje”, tha ajo në një intervistë.http://ata.gov.al/2022/08/19/miss-universe-pergatitet-te-pranoje-edhe-nenat-dhe-te-martuarat/
Miss Universe përgatitet të pranojë edhe… nënat dhe të martuarat!
RELATED ARTICLES