Në prag të nisjes së edicionit të ri futbollistik, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka dhënë një mesazh për të gjitha klubet, futbollistët dhe aktorët e përfshirë, duke uruar për një sezon sa më të suksesshëm dhe të mbushur me emocione. Kreu i FSHF-së, Duka u shpreh se do të startohet me projekte dhe risi konkrete për zbatimin e strategjisë “Futbolli për Kombin” që u shpall në shkurt të këtij viti e që do jetë busulla e orientimit për 4 vitet në vazhdim. Gjithashtu, presidenti Duka theksoi mbështetjen akoma dhe më të madhe që FSHF do të japë për klubet, futbollin e fëmijëve, incentivimin financiar për të rinjtë, ofrimin e bazës materiale për të gjitha akademitë përmes projektit Uniforma Ime, futbollin amator, etj. Për Dukën, Federata Shqiptare e Futbollit do të jetë përherë e për këdo një portë e hapur mbështetjeje dhe lançuese e sfidave në drejtim të forcimit të klubeve tona, teksa shton se është i bindur që reformat e ndërmarra do të sjellin rezultate të shpejta kombëtare dhe masivizim të lojës së bukur të futbollit.http://ata.gov.al/2022/08/18/duka-gati-per-nje-edicion-te-suksesshem-e-me-shume-risi/
Duka: Gati për një edicion të suksesshëm
RELATED ARTICLES