Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka ndjekur nga afër progresin e punimeve në Sallën e Koncerteve në Universitetin e Arteve të Tiranës. “Me padurim po presim që zhurmat e punëtorëve të zëvendësohen nga zërat e studentëve e artistëve, në Sallën e Koncerteve, në Universitetin e Arteve”, u shpreh ministrja e Kulturës. Kjo sallë që i ka munguar komunitetit artistik dhe spektatorit, po restaurohet sipas standardeve bashkëkohore falë një financimi serioz të qeverisë shqiptare në bashkëpunim me TAP Shqipëri. Përgjatë viteve, këto ambiente mbresëlënëse kanë pritur një sërë aktivitetesh kulturore kombëtare dhe ndërkombëtare, nga shfaqe teatrale në koncerte. Salla e rinovuar e koncerteve në Universitetin e Arteve të Tiranës, do të sjellë përfitime jo vetëm për qytetarët e Tiranës, por edhe për të gjithë komunitetin kulturor shqiptar. TAP financon 1,7 milion euro për restaurimin e Sallës së Koncerteve në UAT, një nga investimet më të mëdha sociale dhe mjedisore të TAP-it në Shqipëri, investim ky që i shtohet një liste të gjatë investimesh në arsim, infrastrukturë, kulturë dhe mjedis.https://ata.gov.al/2022/08/17/se-shpejti-gati-salla-e-koncerteve-ne-universitetin-e-arteve-te-tiranes/
Së shpejti, Salla e Koncerteve në Universitetin e Arteve të Tiranës
RELATED ARTICLES