Si sot, më 16 gusht 2019 u nda nga jeta një nga zërat më të mirë të gazetarisë shqiptare, historiani, publicisti dhe pedagogu Fatos Baxhaku. I lindur në Tiranë, pjesë e një familjeje të nderuar, bir i profesorit Shaban Baxhaku (profesor i gjeometrisë), ai do të ishte po prapë një zë i rëndësishëm dhe i nderuar në profesionin e tij, atë të gazetarit dhe kryeredaktorit në medie të ndryshme. Baxhaku studimet e tij i kreu në fushën e historisë gjë që i dha një përqasje me korrekte objektit të punës së tij, në kërkim të lajmit apo historisë, si dokumentarist, si historian në kërkim të referencës së saktë për kërkimin e tij shkencor. Ai la gjurmë edhe në fushën e botimeve me një sërë librash si: “Shoqëritë e Masave Fisnore të Shqipërisë së Veriut”, Gur (reportazhe), “Guidë për Shkodrën”, “Në Mirditë & rreth e rrotull”, “Roje”, “Çadra e kuqe: histori fatesh austro-shqiptare në shekujt XIX -XXI”, “Gra të përgjithshme” (bashkautor). Figurën e nderuar të Fatos Baxhakut, e kujton Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, me një moment nga objektet studimore të tij pranë këtij institucioni, në një kohë të hershme të tij kur ai pas diplomimit universitar punoi në një kohë të shkurtër pranë Institutit të Historisë si kërkues shkencor.
Përkujtohet Fatos Baxhaku
RELATED ARTICLES