Tuesday, April 22, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTManastiri i Shën Gjergjit pret vizitorë

Manastiri i Shën Gjergjit pret vizitorë

Bashkia e Sarandës tërhoqi vëmendjen e turistëve drejt Manastirit të Shën Gjergjit, duke e cilësuar atë “destinacioni i javës”. Manastiri i Shën Gjergjit, rreth 9 km nga qendra e qytetit të Sarandës, ndodhet mbi kodrën e Demës, në rripin më të ngushtë të tokës që ndan detin Jon me liqenin e Butrintit, në krye të gadishullit të Ksamilit. Ai është ndërtuar në shekullin e 15-të mbi rrënojat e murit antik dhe rrethohet me një mur të lartë e të fortë prej guri, në të cilin janë hapur shumë frëngji për mbrojtje. Në qendër të manastirit ndodhet kisha e Shën Gjergjit, e cila është një rindërtim i shekullit të 19-të, e rrethuar nga një sërë ambientesh ndihmëse. Kisha ka një narteks të gjatë që të çon drejt naosit, mbi të cilin ngrihet një kupolë, ndërsa në lindje kufizohet nga një ikonostas muri që e ndan nga altari. Muret e brendshme të saj janë zbukuruar me piktura murale, ku vihen re tre nivele pikturimi që i mbivendosen njëri-tjetrit. Nga maja e kodrës ku ndodhet manastiri, shijon një pamje mahnitëse të detit Jon dhe Liqenit të Butrintit. Ky është një destinacion i rëndësishëm peligrinazhi por edhe për të gjithë ata që preferojnë ngjitjet në mal dhe shëtitjet në natyrë. Manastiri i Shën Gjergjit është monument kulture i kategorisë I dhe bën pjesë tek manastiret e fortifikuar, me mure të pajisura me kulla dhe frëngji.http://ata.gov.al/2022/08/16/saranda-me-shume-se-bregdet-manastiri-i-shen-gjergjit-pret-vizitore/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ