Real Madridi sezonin e ri të garave në La Ligë e nisi me fitoren në udhëtim tek Almeria. Kampionët në fuqi të Spanjës me përmbysje mundën Almerian, me rezultat 2-1, në sfidë që u zhvillua mbrëmë. “Los Blancos” nuk e nisen mirë lojën pasi shumë shpejtë ishin në disavantazh. Edhe trajneri i madrilenëve, Carlo Ancelotti e pranon se skuadra e tij nuk e nisi mirë lojë, por sipas tij, Reali në fraksionin e dytë ishte ekip më i mirë. “E nisëm lojën keq. Ata menjëherë shënuan dhe më pas ndeshja u komplikua. Nuk e kishim freskinë e duhur për të luajtur me shpejtësi në sulm, ata ishin të mbyllur mirë në mbrojtje”, tha Ancelotti pas ndeshjes. “Në pjesën e dytë ata ishin më të lodhur dhe ne më shumë e kontrolluam lojën dhe kishim më shumë mundësi”, theksoi ai. Tekniku italian ka lavdëruar Alaban, i cili shënoi supergol nga goditja e lirë. Ancelotti ka folur edhe për performancën e Tchouaméni dhe Camavinga. Tchouaméni dhe Camavinga? Ata nuk treguan cilësinë që e shohim në stërvitje. Është krejt normale, janë shumë të rinj dhe fanella është më peshë të rëndë”, pohoi Ancelotti.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=614428
Ancelotti pas fitores kundër Almeria-s
RELATED ARTICLES