2100 të moshuar kanë përfituar paketën e kataraktës, ndërhyrjen dhe lentet falas në gjysmën e parë të këtij viti. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndau sot opinione të pacientëve përfitues nga këto paketa shëndetësore, të cilët vlerësojnë marrjen e shërbimit clësor falas. “Më shumë se 2100 gjysheve e gjyshërve u është rikthyer drita e syve falë ndërhyrjes në sy dhe lenteve falas gjatë këtij viti. Kemi garantuar paketën e kataraktës pa pagesë për të moshuarit, duke i lehtësuar nga pagesa për lentet për të cilat paguanin deri në 700 dollarë. Për çdo të moshuar, kjo paketë sigurohet falas nga shteti”, u shpreh ministrja. Ndërkohë mjekja kirurge, Arjeta Grezda u shpreh se fluksi i ndërhyrjeve është i njëjtë, pavarësisht se është periudhë vere. “Rastet që paraqiten janë kryesisht me risk të lartë komplikacionesh të cilat ne i menaxhojmë”, tha ajo. Zgjerimi i shërbimeve shëndetësore falas ka ulur shpenzimet nga xhepat e qytetarëve. Më parë një ndërhyrje e tillë kushtonte rreth 35 mijë lekë të reja/lente, sot ndërhyrja dhe lentet janë falas. Ky është një hap përpara drejt mbulimit shëndetësor universal.
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on