Shefi i Seksionit të Policisë Alpine, komisar Ardian Zhuraj, falënderoi Drejtorin e Përgjithshëm për mbështetjen dhe inkurajimin, dhe bëri me dije se ky seksion është angazhuar në 23 raste, në mbështetje të Emergjencave Civile, në qarqe të ndryshme të vendit, 10 prej të cilave kanë qenë operacione kërkim-shpëtimi.
Ndërkaq, shefi i Njësisë së Forcës Kombëtare të Sigurisë, Shkodër, kryekomisar Arben Curri, siguroi Drejtorin e Përgjithshëm se e gjithë trupa e njësisë është e angazhuar për shërbime të shumta, në luftën kundër kultivimit të kanabisit, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, për garantimin e sigurisë publike, si dhe në mbështetje të strukturave të Policisë vendore.





