Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Dorina Toçi, u ndal te rëndësia e një qasjeje gjithëpërfshirëse ndaj shëndetit të gruas, duke rikujtuar se krahas depistimit të kancerit të gjirit, gratë kanë mundësi të kryejnë edhe testimin për HPV, për parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës, pranë qendrave shëndetësore ku janë të regjistruara.
Gjatë periudhës janar–tetor 2026 janë kryer në të gjithë vendin 13,948 ekzaminime mamografike, nga të cilat 5,275 vetëm gjatë muajit tetor. Këto shifra tregojnë rëndësinë e fushatave ndërgjegjësuese, por edhe nevojën që kontrollet të vijojnë me të njëjtin intensitet gjatë gjithë vitit.





