Ministria e Mjedisit ka hapur thirrjen publike për grante për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM), në kuadër të projektit ASCEND, me një fond total prej 80 mijë eurosh.

Sipas thirrjes, çdo ndërmarrje e përzgjedhur mund të përfitojë grant deri në 10 mijë euro për iniciativa që synojnë përmirësimin e shërbimeve turistike, rritjen e konkurrueshmërisë së bizneseve dhe promovimin e praktikave të qëndrueshme mjedisore.

Nisma synon të nxisë zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve inovative në sektorin e turizmit të aventurës, duke krijuar mundësi të reja për bizneset lokale.