Holanda planifikon të bojkotojë sërish Festivalin Evropian të Këngës, “Eurovizionin”, vitin e ardhshëm, për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit, njoftoi sot shoqata e transmetuesve publikë holandezë, NPO.
Në shtator, NPO kishte deklaruar se Holanda do të merrte pjesë në konkurs me një përfaqësim të përbashkët të transmetuesve publikë të vendit.
Megjithatë, në deklaratën e fundit, shoqata bëri të ditur se kishte konstatuar “mbështetje të pamjaftueshme” mes transmetuesve për pjesëmarrjen. Pavarësisht bojkotit, transmetuesi kombëtar i lajmeve NOS do të transmetojë gjysmëfinalet dhe finalen e festivalit.
Vitin e kaluar, Holanda bojkotoi “Eurovizionin” për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit, duke përmendur fushatën ushtarake izraelite në Rripin e Gazës. Në gusht, transmetuesi përgjegjës “Avrotros” vendosi sërish të mos marrë pjesë në konkurs për të njëjtën arsye.
Edhe Irlanda do të vazhdojë bojkotin dhe nuk do të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm, në shenjë proteste ndaj veprimeve të Izraelit në Gaza.
Irlanda dhe Holanda ishin ndër pesë vendet që bojkotuan edicionin e kaluar të Eurovizionit, të zhvilluar në Vjenë.
Edicioni i ardhshëm i festivalit pritet të mbahet në maj të vitit 2027 në Burgas, në bregdetin bullgar të Detit të Z





