Në njoftimin zyrtar, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave bën të ditur se gjatë periudhës janar-shtator 2026, të ardhurat janë realizuar në masën 185,9 lekë dhe në krahasim me 9-mujorin e vitit 2025 janë arkëtuar rreth 7,2 miliardë lekë më shumë (104%).

Rritja e të ardhurave vjen pavarësisht ndikimit tkurrës të dhënë nga kursi i këmbimit, që ka patur një efekt negativ në masën 5,75 miliardë lekë.

Nëntëmujori i parë i vitit 2026 mbetet periudha më e mirë në historinë e Doganave Shqiptare, me një rritje të ardhurash mbi nivelin e rritjes ekonomike.

Dogana sqaron se “kur është hartuar plani i vitit 2026, dollari amerikan është përllogaritur në vlerën e këmbimit 89,01 lekë, ndërkohë që aktualisht është në vlerën 81,28 lekë (-8,2% krahasuar me vjet) dhe euroja është përllogaritur në vlerën 98,11 lekë, ndërkohë që aktualisht është 95,43 lekë (-3,2% krahasuar me vjet)”.