Rruga Shirokë–Zogaj, një udhëtim mes liqenit dhe malit

0
1

Rruga Shirokë–Zogaj është pjesë e ndërhyrjeve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit në zonat turistike të Shkodrës.

Ky aks konsiderohet një nga investimet strategjike që nxit turizmin dhe zhvillimin ekonomik të zonës, si dhe krijon një lidhje të re mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Aksi rrugor ka një gjatësi prej 6,5 kilometrash, nga të cilat 4,5 kilometrat e para përfshijnë zgjerimin e rrugës ekzistuese përgjatë liqenit të Shkodrës.

Segmenti Shirokë–Zogaj, së bashku me bajpasin në qendër të fshatit Zogaj, përbëjnë dy nyje të rëndësishme për përmirësimin e qarkullimit dhe aksesit në zonë.

Projekti synon gjithashtu të mbështesë zhvillimin turistik dhe ekonomik të zonës, duke përmirësuar lidhjet infrastrukturore për komunitetet lokale dhe duke e kthyer Zogajn në një korridor me rëndësi turistike dhe ekonomike.