Rruga që lidh Himarën me Manastirin e Athalit, me gjatësi rreth 10 km, është drejt përfundimit, duke krijuar një akses më të lehtë drejt një prej objekteve të rëndësishme të trashëgimisë fetare dhe kulturore të zonës.

Manastiri i Athalit është një objekt kulti i shekullit XVIII, pjesë e trashëgimisë kulturore të Himarës dhe Shqipërisë. Ai është shndërruar tashmë në një destinacion pelegrinazhi për besimtarët ortodoksë dhe rruga e re do të mundësojë frekuentimin e tij më lehtë dhe më shpejt.