Deri tani, dy vendet lidheshin me rrugë tokësore vetëm përmes një ure hekurudhore të hapur në vitin 1959.

Rusia dhe Koreja e Veriut ndajnë pak më shumë se 17 kilometra kufi tokësor, përgjatë lumit Tumen.

Koreja e Veriut është një aleate e rëndësishme e Rusisë në luftën kundër Ukrainës, e nisur në vitin 2022.

Sipas vlerësimeve të shërbimit inteligjent të Koresë së Jugut, Pheniani i ka furnizuar forcat ruse me municione dhe ka dërguar deri në 15 mijë ushtarë për të mbështetur Moskën në luftë