Pas dy vitesh pune në terren dhe vlerësimi të detajuar, ka përfunduar procesi i rishikimit dhe rivlerësimit të Monumenteve të Natyrës në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Objektet e natyrës jo të gjallë (gjeomonumente) grupohen në funksion të origjinës dhe karakterit: gjeologjike (thyerje tektonike të dukshme, zhveshjet unikale, fosile paleontologjike, etj); gjeomorfologjike (gurë me forma të çuditshme, dolina, hinka, kanione, shpella me mrekullitë nëntokësore, gryka depërtuese, faleza, ishuj karakteristikë, etj) dhe hidrografike (burime e liqene karstike, burime termominerare, liqene akullnajore, ujëvara, ligatina, etj).





