Sipas INSTAT, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e dytë të vitit 2026, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2025.
Rritjen më të madhe e shënuan shpenzimet për paga, me 4,3%, duke qenë faktori kryesor që ndikoi në rritjen e kostove të ndërtimit. Pas tyre renditen “Kosto të tjera” me 3%, shpenzimet e transportit me 1,5% dhe shpenzimet për makineri me 1,2%.
Në të kundërt, shpenzimet për materiale u ulën me 0,6%. Brenda këtij grupi, materialet e ndërtimit zbritën me 0,9%, materialet hidrosanitare dhe të ventilimit me 0,7%, ndërsa materialet elektrike dhe të komunikimit me 0,1%.
INSTAT bën të ditur, në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2026, kostoja e ndërtimit u rrit me 0,3%, ku shpenzimet për paga u rritën me 1, 1%.
Megjithatë, rritja prej 1,1% e kostos së ndërtimit nuk nënkupton një rritje të njëjtë të çmimit të apartamenteve. Çmimi final ndikohet edhe nga kostoja e truallit, financimi, taksat, marzhi i fitimit të ndërtuesit, si dhe kërkesa dhe oferta në treg.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se, pavarësisht uljes së kostove të materialeve, rritja e shpenzimeve për paga mbetet një nga presionet kryesore mbi koston e ndërtimit të banesave.





