E gjithë vija bregdetare e Durrësit ofron një hapësirë të konsiderueshme dhe të larmishme me plazhe ranore dhe pjesërisht shkëmbore, si edhe struktura hoteliere apo agroturizëm, të cilat ofrojnë shërbime cilësore për të gjithë turistët dhe vizitorët vendas e të huaj.

Përveç turizmit të detit dhe rërës Durrësi ka po ashtu edhe një trashëgimi kulturore të jashtëzakonshme.

Qyteti është i pasur me histori, arkitekturë dhe site arkeologjike si: Amfiteatri romak, Muret rrethuese të kalasë së qytetit, Shesh-tregu Bizantin, Kulla Veneciane, Termat antike romake, Bazilika e Arapajt, Fortifikimi i Skënderbeut në Kepin e Rodonit, Kalaja e Ishmit etj.