Kontinenti i Europës do të MBETET nën ndikimin e qendrave të presionit të lartë atmosferik duke kushtëzuar mot të qëndrueshëm; Konkretisht me DIELL dhe temperatura të larta do të PARAQITEN Gadishulli Iberik; rajoni i Ballkanit si edhe pjesërisht gadishulli Appenin; Po ashtu; nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave mjaft të larta do të dominohen brigjet e Egjeut si edhe brigjet e detit të zi NDERSA ishujt Britanikë; do të VIJOJNE me vranësira dhe reshje të dendura shiu; situatë kjo si pasojë e zhvillimit të një qëndre të fuqishme ciklonare prej disa ditësh në Veriperëndim të Europës; Gjithashu me vranësira dhe rrebeshe afat- shkurtra shiu do të PARAQITEN vendet Nordike si edhe Europa Lindore.