Orët e para të mëngjesit në Kosovë parashikohet të jenë nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me diell në një pjesë të mirë të territorit. Ndërsa mesdita sjell kalime të lehta vranësirash si fillim në zonat Veriore dhe Lindore. Pasditja gradualisht do të bëj që i gjithë territori i Kosovës të jetë nën dominimin e vranësirave të shpeshta, të cilat më të  dukshme pritet të jenë në zonat Juglindore, POR mundësia për reshje shiu në Republikën e Kosovës është pothuajse 0. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga; 12°C temperatura më e ulët e shënuar në Mitrovicë deri në 33°C vlera më e lartë në rang vendi. Ndërkohë; Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare; duke arritur shpejtësinë maksimale 30 km/h nga drejtimi kryesisht Verior – Veriperëndimor.