Shqipëria Moti – E Mërkurë, 5 Gusht 2026

0
3

Sipas MeteoAlb:  Territori Shqiptar përgjatë gjithë 24 orëshit do të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, KU në orët e para të mëgjesit dhe mesditës parashikohet që kthjellimet të mbizotërojnë në të gjithë vendin tonë. Ndërsa pjesa e dytë e ditës sjellë kalime të lehta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në skajni Verilindore dhe Juglindore të Shqipërisë. Pritet që vija bregdetare dhe përgjatë pasdites të dominohet kryesisht nga kthjellimet.   

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në vlerat minimale POR mbeten kostante maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga; 15°C temperatura më e ulët e shënuar në zonën malore deri në 39°C vlera më e lartë në rang vendi. 

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi kryesisht  Veriperëndimor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.