Kosova Moti – E Martë, 4 Gusht 2026

0
2

Territori i Kosovës në orët e para të mëngjesit dhe mesditës do të mbetet nën mbizotërimin e temperaturave të larta dhe intervaleve të gjata me diell, të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat Jugore NDERSA pjesa e dytë e ditës gradualisht parashikohet të sjellë në pothuajse të gjithë Republikën e Kosovës kalime të lehta të vranësirave KU më të theksuara do të jenë në zonat Veriore dhe Lindore; megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënië në vlerat minimale POR rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga;  14°C temperatura më e ulët deri në 35°C vlera më e lartë në rang vendi. Era do të fryjë mesatare; duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.