Sipas MeteoAlb: Vlerat e larta Barike që kanë përfshirë territorin Shqiptar pritet të sjellin mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në bregdet dhe zonat e ulëta POR me kthjellime dhe vranësira të pakta do të jenë zonat malore; Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim; të jenë nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me diell dhe vranësira të herë pas-herëshme në të gjithë vendin KU më të dendura vranësirat do të jenë në skajin Verior dhe zonat e Juglindjes duke sjellë rrebeshe afat-shkurtra shiu.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërisht RENIE të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 16°C temperatura më e ulët e shënuar në Ersekë deri në 38°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në qarkun e Beratit.
Era do të fryjë e lehtë; duke arritur shpejtësinë 30 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim i ulët.


