Sipas zyrtarëve evropianë, IA po e bën gjithnjë e më të vështirë dallimin mes përmbajtjes së vërtetë dhe asaj sintetike, duke rritur rrezikun e dezinformimit në shkallë të gjerë.
Rregullat zbatohen për përmbajtjen e krijuar për qëllime profesionale, ndërsa përdorimi i IA për nevoja thjesht personale nuk preket.
Gjithashtu, tekstet që informojnë publikun për çështje me interes të përgjithshëm do të duhet të etiketohen nëse janë gjeneruar nga IA pa mbikëqyrje editoriale njerëzore.
Sistemet ekzistuese kanë afat deri më 2 dhjetor për t’u përshtatur me kërkesat e reja, ndërsa veprat artistike, satirike, krijuese ose fiksionale përfitojnë nga disa përjashtime.
Kompanitë e mëdha teknologjike kanë nisur tashmë zbatimin e këtyre praktikave. TikTok kërkon prej vitesh që krijuesit të etiketojnë përmbajtjen e gjeneruar nga IA, ndërsa Meta përdor etiketën “AI Info” në Facebook dhe Instagram.
Edhe Google ka nënshkruar kodin evropian të transparencës për IA dhe po zhvillon mjete të reja për identifikimin dixhital të përmbajtjes së krijuar nga inteligjenca artificiale, megjithëse paralajmëron se mbingarkesa me etiketa mund të krijojë konfuzion për përdoruesi





