Velipoja me ujërat e saj kristal dhe rërën e pastër, mbetet një nga perlave natyrore të Shqipërisë.
Ky plazh i gjatë 14 km dhe i gjerë rreth 300 metra rreth 30 km larg Shkodrës kombinon detin, pyjet, lagunat dhe malet, duke krijuar një peizazh unik.
Plazhi njihet për rërën me efektet e saj kurative, ndërsa ofron edhe mundësi për peshkim dhe gjueti, duke e bërë çdo vizitë të veçantë.
Në vitet e fundit, zona është zhvilluar me hotele dhe shtëpi luksoze, duke e kthyer Velipojën në një destinacion modern pushimi për turistët.





