Pas Lushnjes dhe Divjakës, të njohura për mbjelljen çdo vit të sipërfaqeve me luledielli, edhe në Rrogozhinë fermerët po kultivojnë këtë farë. Fushat me luledielli edhe në këtë njësi, pasqyrojnë potencialin bujqësor të zonës dhe krijojnë një peizazh të veçantë që i shton vlerë edhe turizmit lokal.